Politike

Vendimi i Apelit- Berisha pritet të dalë në konferencë, 'mobilizohen' mediat, futen brenda selisë blu

Mediat janë ngjitur në katin e 2-të të selisë blu, për të raportuar konferencën e Sali Berishës.

3 Mars 2023, 19:30 Nga A.B
Vendimi i Apelit- Berisha pritet të dalë në konferencë,
Pamje nga selia blu

TIRANË- Mediat janë vënë në lëvizje! Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës së Partisë Demokratike, kryetari i PD-së, Sali Berisha pritet të dalë në një konferencë për mediat. Pas këtij njoftimi, mediat janë ngjitur në katin e 2-të të selisë, për të raportuar konferencën.

Sot, Apeli e ktheu sërish për gjykim çështjen për vulën dhe siglën e PD-së. Përfaqësuesi ligjor i palës së Alibeajt u shpreh se është pranuar kërkesa për rigjykim në shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt. Apeli ka hedhur poshtë vendimin e marrë më herët nga gjyqtari Zhukri, i cili njihte kuvendin e Berishës më 11 dhjetorit./Dosja.al

pd ne gjyq sali berisha

Sondazh

Poll