Politike

Vendimi i Apelit! Alibeaj merr hapin e radhës, thërret Kryesinë e Partisë Demokratike

Gjatë mbledhjes, Alibeaj do shpalosë një platformë për bashkimin e demokratëve dhe bashkëpunimin për zgjedhjet e 14 prillit.

3 Mars 2023, 20:04 Nga A.B
Vendimi i Apelit! Alibeaj merr hapin e radhës, thërret Kryesinë e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj pritet të thërrasë mbledhje të Kryesisë së Partisë Demokratike për të diskutuar për hapat që do të ndjekë Partia Demokratike që ai përfaqëson. 'Oranews' raporton se mbledhja e Alibeajt pritet të nisë në orët në vijim. Gjatë mbledhjes, ai do shpalosë një platformë për bashkimin e demokratëve dhe bashkëpunimin për zgjedhjet e 14 prillit.

Sot, Apeli e ktheu sërish për gjykim çështjen për vulën dhe siglën e PD-së. Përfaqësuesi ligjor i palës së Alibeajt u shpreh se është pranuar kërkesa për rigjykim në shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt. Apeli ka hedhur poshtë vendimin e marrë më herët nga gjyqtari Zhukri, i cili njihte kuvendin e Berishës më 11 dhjetorit./Dosja.al

pd ne gjyq enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll