Politike

Vendimi i Apelit për vulën e PD! Alibeaj: Të bëhemi bashkë në përballjen e 14 majit, të lëmë pas grindjet

Alibeaj fton të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jenë bashkë në përballjen e 14 Majit. 

3 Mars 2023, 20:23 Nga A.B
Vendimi i Apelit për vulën e PD! Alibeaj: Të bëhemi
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Ai e quan vendimin një ogur të mirë për demokratët, që sipas tij, kanë kaluar 1 vit të vështirë. Deputeti shton se demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për t'u përballur me regjimin e Edi Ramës. Alibeaj fton të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jenë bashkë në përballjen e 14 Majit. 

REAGIMI I ALIBEAJT:

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë. Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.

Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve.
Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira'

enkelejd alibeaj pd ne gjyq

Sondazh

Poll