Bota

'Është e njëjta histori'/ Lavrov akuza Perëndimit: Mashtruan serbët e Kosovës për formimin e Asosacionit, siç bënë me Minskun

Lavrov tha se Perëndimi nuk kishte ndërmend t'i përmbushte marrëveshjet e Minskut, ndërsa theksoi se e njejta situatë përsëritet në zbatimin e marrëveshjes për serbët në Kosovë.

3 Mars 2023, 15:23 Nga a.l
'Është e njëjta histori'/ Lavrov akuza Perëndimit:
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se qasja e Perëndimit ndaj problemit të serbëve në Kosovë dhe Metohi është identike me atë se si Perëndimi e trajtoi zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut.

Është e njëjta histori: mashtrimi i serbëve në lidhje me Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, mashtrimi i Rusisë në lidhje me marrëveshjet e Minskut për Ukrainën”, tha Lavrov në forumin e dialogut Raisina, raporton RIA Novosti.

Lavrov tha se Perëndimi nuk kishte ndërmend t'i përmbushte marrëveshjet e Minskut, ndërsa theksoi se e njejta situatë përsëritet në zbatimin e marrëveshjes për serbët në Kosovë, shkruajnë mediat e huaja. 

Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha se marrëveshjet e Minskut ishin një përpjekje për t'i dhënë kohë Kievit për t'u forcuar. Menjëherë pas saj e konfirmoi ish-presidenti francez François Hollande. Sipas tij, situata gjeopolitike në atë kohë nuk ishte në favor të Ukrainës dhe Perëndimit i duhej një pushim. Presidenti rus Vladimir Putin komentoi se deklarata e Merkelit ishte befasuese dhe zhgënjyese për të. Marrëveshja e Brukselit, e cila parasheh formimin e CSM-së, është nënshkruar në vitin 2013, por edhe sot e kësaj dite nuk është bërë asnjë hap i vetëm në drejtim të krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe.

sergei lavrov

Sondazh

Poll