Bota

Zëdhënësi i DASH: SHBA nuk pret dialog të nivelit të lartë me Rusinë në një të ardhme të afërt

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov që t'i jepte fund luftës në Ukrainë dhe i kërkoi Moskës ta anulonte vendimin për t’u tërhequr nga traktati për kontrollin e armëve bërthamore.

3 Mars 2023, 07:46 Nga F.M
Zëdhënësi i DASH: SHBA nuk pret dialog të nivelit të
Ned Price

SHBA- Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk presin dialog zyrtar të nivelit të lartë me Rusinë në një të ardhme të afërt. Deklarata e tij u bë gjatë një konference për shtyp të enjten se , pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov biseduan shkurtimisht gjatë një takimi të diplomatëve të G20-ës në Indi.

"Nuk kishte asnjë marrëveshje apo konsensus nga ai takim i shkurtër për ndonjë lloj diskutimi pasues", tha zoti Price.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov që t'i jepte fund luftës në Ukrainë dhe i kërkoi Moskës ta anulonte vendimin për t’u tërhequr nga traktati për kontrollin e armëve bërthamore.

Lavrov dhe Blinken biseduan për këtë çështje për më pak se 10 minuta në fund të seancës me dyer të mbyllura dhe nuk u angazhuan në asnjë lloj negociatash.

Sekretari i Shtetit tha më vonë në një konferencë shtypi se i kishte kërkuar ministrit rus që të angazhohej në gjetjen e zgjidhjeve diplomatike.

ned price antony blinken sergei lavrov

Sondazh

Poll