Bota

Miliarderi rus Deripaska bën kritika ndaj Putin, PARALAJMËRON: Rusisë se mund t'i mbarojnë paratë vitin e ardhshëm

Duke folur në Forumin Ekonomik Krasnoyarsk në Siberi, Deripaska, 55 vjeç, tha se ai është shumë i shqetësuar që shteti dhe biznesi janë vënë vazhdimisht kundër njëri-tjetrit dhe pohoi se një ulje e përshkallëzimit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës nuk është në horizont.

2 Mars 2023, 22:31 Nga k.m.
Miliarderi rus Deripaska bën kritika ndaj Putin, PARALAJMËRON:
Oleg Deripaska

SIBERI- Oligarku rus Oleg Deripaska kritikoi zyrtarët e Moskës për largimin e investitorëve të huaj dhe paralajmëroi se Rusia do të mbarojë paratë vitin e ardhshëm, duke i rënë këmbanës së alarmit për klimën e biznesit në vendin e tij. E gjitha pasi sipas tij, lufta kundër Ukrainës po shteron shpenzimet dhe rrit diskutime lidhur me sa kohë mund të operojë Rusia me një defiçit të tillë. 

Duke folur në Forumin Ekonomik Krasnoyarsk në Siberi, Deripaska, 55 vjeç, tha se ai është shumë i shqetësuar që shteti dhe biznesi janë vënë vazhdimisht kundër njëri-tjetrit dhe pohoi se një ulje e përshkallëzimit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës nuk është në horizont.

“Nuk do të ketë para vitin e ardhshëm..."- tha Deripaska, një manjat rus që themeloi grupin industrial rus Basic Element, duke shtuar se kombi "ka nevojë" për investitorë të huaj për të vazhduar veprimtarinë dhe ekonominë. Kritikat nga një oligark i cili është sanksionuar për lidhje me Kremlinin vjen vetëm disa javë pasi Putin u zotua se nuk do të kishte reduktim të shpenzimeve ushtarake.

"Rusia duhet të vazhdojë të zhvillojë ekonominë e tregut,"-tha Deripaska të enjten, duke paralajmëruar për pasojat "serioze" të sanksioneve të vazhdueshme kundër Rusisë dhe duke paralajmëruar, "kapitalizmi shtetëror nuk është një opsion".

Pasojat ekonomike u grumbulluan shpejt pasi Putini urdhëroi një pushtim të Ukrainës shkurtin e kaluar dhe është intensifikuar mes një liste në rritje sanksionesh që synojnë pjesë të mëdha të ekonomisë ruse – duke përfshirë industrinë e teknologjisë, të mbrojtjes dhe energjisë, institucionet financiare dhe njerëzit më të pasur të vendit. Shpenzimet ushtarake të Rusisë pritej të arrinin në rreth 3.5 trilion rubla vitin e kaluar – por thuhet se e kanë kaluar atë nivel deri në shtator. Me një listë në rritje të vendeve që ndalojnë investimet ruse, ekonomistët parashikojnë se deficiti i vendit mund të rritet me më shumë se 55% në 4.5 trilion rubla (59.7 miliardë dollarë), por të dhënat e diskutueshme nga vendi dhe pasiguria rreth çmimeve të naftës (eksporti më i madh i Rusisë) e bëjnë të vështirë dijeni për sa kohë Rusia mund të vazhdojë të jetë me deficit.

Deripaska, i cili ka pasuri me vlerë rreth 2.9 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Forbes, ishte personi më i pasur në Rusi dhe i nënti më i pasur në botë në vitin 2008, por më pas e pa pasurinë e tij të fundosej mes tregjeve të rrëzuara dhe borxheve të mëdha./Forbes

oleg deripaska

Sondazh

Poll