Bota

Solli në jetë binjakët e Putin me gjimnasten Kabaeva, vdes në mënyrë misterioze gjinekologia

Mjekja nga Zvicra dha frymën e fundit më 24 shkurt. Trupi i saj u dogj.

2 Mars 2023, 22:10 Nga k.m.
Solli në jetë binjakët e Putin me gjimnasten Kabaeva, vdes
Natalya Thibaut Kondratieva

ZVICËR- Misteri rrethon vdekjen e gjinekologes zvicerane me origjinë ruse, e cila solli në jetë binjakët e Alina Kabaeva, të dashurës sekrete të presidentit rus, Vladimir Putin. Vdekja e 63-vjeçares zvicerane Natalya Thibaut Kondratieva u bë e njohur vetëm katër ditë para se të zbulohej se ajo solli në jetë fëmijët e presidentit rus.

Sipas medias së pavarur ruse “Proekt Media”, mjekja ishte 'koka' e skuadrës që solli në botë fëmijët.

Të jetë kjo vetëm një rastësi?

Mjekja nga Zvicra dha frymën e saj më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës. Shkaku i vdekjes së Timo Kontratievas nuk u bë i ditur, por kishte zëra se ajo ishte nën kujdesin e mjekëve onkologë.

Megjithatë, sipas certifikatës së vdekjes, trupi i saj u dogj të nesërmen.

Ajo kishte lindur në Rusi, por prej vitesh jetonte në Zvicër. Në vitin 2020, në një postim në rrjetet e saj sociale, ajo la të kuptohet se e njeh personalisht Putinin: Ai është babai i vetëm i të gjithëve ne nënave në Rusi! Faleminderit që nuk më keni harruar.

Mediat ruse publikuan edhe një foto të saj, të datës 9 maj 2019, ku shfaqet në Sheshin e Kuq të Moskës për festimet e "Ditës së Fitores" (të Ushtrisë së Kuqe mbi Gjermaninë naziste) me dy kolegë të tjerë zviceranë.

natalya thibaut kondratieva

Sondazh

Poll