Bota

Zarf me një plumb dhe një letër kërcënuese për Kostas Bakojanis

Sipas mediave greke, një person i panjohur i dërgoi një letër kërcënuese kryebashkiakut të Athinës, Kostas Bakojanis.

2 Mars 2023, 22:06 Nga k.m.
Zarf me një plumb dhe një letër kërcënuese për
Kostas Bakojanis

GREQI- Mesditën e së enjtes, në një zarf pa emër dërguesi, mbërriti në zyrën e të parit të Athinës. Sipas mediave greke, një person i panjohur i dërgoi një letër kërcënuese kryebashkiakut të Athinës, Kostas Bakojanis.

Brenda të njëjtit zarf ishte edhe një plumb 45 mm, si një sinjal kërcënues.

Sipas informacioneve në shënimin në dosje, dërguesi i panjohur sulmon Policinë Bashkiake. Ndaj menjëherë kanë nisur hetimet për të gjetur dhe kapur autorin e kërcënimit.

kostas bakojanis

Sondazh

Poll