Bota

Papa: Kisha nuk mund t'i fshehë tragjeditë e abuzimeve

Në videon e tij, të publikuar më 2 mars, Papa Françesku tha se në përgjigje të rasteve të abuzimit, veçanërisht abuzimit të kryer nga anëtarët dhe përfaqësuesit e kishës theksoi se nuk mjafton të kërkosh falje.

2 Mars 2023, 21:31 Nga I.A
Papa: Kisha nuk mund t'i fshehë tragjeditë e abuzimeve
Papa Françesku

VATIKAN- Në videon e tij të fundit të lutjes, Papa Françesku ia kushtoi muajin e Marsit lutjes për viktimat e abuzimit, duke thënë se thjesht të kërkosh falje nuk mjafton, por kisha duhet t'i vendosë viktimat në radhë të parë dhe të shmangë mbulimin. Në videon e tij, të publikuar më 2 mars, Papa Françesku tha se në përgjigje të rasteve të abuzimit, veçanërisht abuzimit të kryer nga anëtarët dhe përfaqësuesit e kishës theksoi se nuk mjafton të kërkosh falje.

"Të lutemi për ata që vuajnë nga e keqja e marrë nga anëtarët e bashkësisë kishtare: që ata të gjejnë te vetë Kisha një përgjigje konkrete ndaj dhimbjes dhe vuajtjes së tyre. Kur përballemi me abuzime, veçanërisht ato të kryera nga anëtarët e Kishës, nuk mjafton të kërkosh falje. Të kërkosh falje është e nevojshme, por nuk mjafton. Të kërkosh falje, është një gjë e mirë ndaj viktimave, por ata janë ata që duhet të jenë "në qendër" të gjithçkaje. Dhimbja dhe dëmtimi i tyre psikologjik mund të fillojnë të shërohen nëse gjejnë përgjigje, veprime konkrete, për të riparuar tmerret që kanë pësuar dhe për të parandaluar që ato të përsëriten. Kisha nuk mund të përpiqet të fshehë tragjedinë e abuzimit, çfarëdo lloji qoftë. Abuzimet në familje, në klube, në institucione të tjera nuk duhet të fshihen. Kisha duhet të jetë shembull për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre dhe për t'i sjellë ato në dritë, në shoqëri dhe në familje. Është Kisha ajo që duhet të ofrojë hapësira të sigurta për të dëgjuar viktimat, për t'i shoqëruar psikologjikisht dhe për t'i mbrojtur”, tha Papa Françesku.

papa françesku

Sondazh

Poll