Bota

Dy serbë të plagosur në Veri, Sveçla: Ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore

Po ashtu shkruhet se të plagosurit janë të nacionalitetit serb dhe pjesëtarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

2 Mars 2023, 21:11 Nga I.A
Dy serbë të plagosur në Veri, Sveçla: Ndodhen në
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Dy serbë në Mitrovicën e Veriut kanë mbetur të plagosur, dhe njëri prej tyre ndodhet nën spital për të marrë trajtim mjekësor. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se policia ka dyshime për ngjarjen e këtij akti. Po ashtu shkruhet se të plagosurit janë të nacionalitetit serb dhe pjesëtarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

Postimi i Plotë:

Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor. Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë. Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë.

plagosen dy serbe ne kosove

Sondazh

Poll