Bota

Ndodh në Gjermani! Fëmija me maskë kirurgjikale tenton të grabisë bankën

Sipas mediave të huaja, një fëmijë, rreth dhjetë vjeç, hyri në një filial të "Sparkasse" me një maskë kirurgjikale blu në fytyrë.

2 Mars 2023, 20:48 Nga k.m.
Ndodh në Gjermani! Fëmija me maskë kirurgjikale tenton të
Foto ilustruese

GJERMANI- Një fëmijë, që është ende në shkollën fillore, hyri në një bankë duke kërkuar para dhe kërcënoi punonjësit. Hetuesit në Hanoverit po e marrin jashtëzakonisht seriozisht grabitjen e dështuar të të miturit. Sipas mediave të huaja, një fëmijë, rreth dhjetë vjeç, hyri në një filial të "Sparkasse" me një maskë kirurgjikale blu në fytyrë.

Sepse pak pasi ka hyrë në bankë, fëmija i gjatë vetëm 1.20 metra ka tentuar të grabisë bankën. I dyshuari ose e dyshuara hyri në degën në Hänselriede rreth orës 11:40 të mëngjesit me një maskë kirurgjikale blu të lehtë dhe një valixhe dhe kërkoi para nga punonjësit.

Për të mbështetur pretendimin e tij, fëmija kërcënoi se do të kryente një akt dhune. Pak çaste më vonë, fëmija u largua nga banka pa realizuar planin, por valixhen e la pas. Pasi mbërriti policia, specialistët hapën valixhen dhe panë se brenda saj nuk kishte objekte të rrezikshme./n-tv

gjermani

Sondazh

Poll