Bota

SHBA garanci Kosovës: Nuk do lejojmë që Asociacioni t`i ngjasojë Republikës Srpscka

Kjo është deklarata e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kur pyetet se cili është qëndrimi i ShBA-së për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

2 Mars 2023, 20:37 Nga I.A
SHBA garanci Kosovës: Nuk do lejojmë që Asociacioni t`i
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vendi i tij nuk do ta mbështesë një Asociacion që mund t’i ngjajë Repulikës Srpscka

“Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin dhe nuk do të mbështesin diçka që edhe veç një grimcë mund t’i përngjajë Republikës Srpscka”.

Kjo është deklarata e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kur pyetet se cili është qëndrimi i ShBA-së për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Në një intervistë për Debat Plus, Hovenier ka deklaruar se ShBA nuk i ka kërkuar asnjëherë Kosovës që të themelojë diçka që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

Por, dua të jem shumë i qartë dhe e kam thënë këtë shumë herë tashmë, dhe me siguri do ta them prapë: Shtetet e Bashkuara nuk po i kërkojnë Kosovës që të bëjë diçka që shkel Kushtetutën e saj; Shtetet e Bashkuara nuk po i kërkojnë Kosovës që të bëjë diçka që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015; Shtetet e Bashkuara nuk mbështet dhe nuk do të mbështetë diçka që edhe veç një grimcë mund t’i përngjajë Republikës Srpscka”, ka deklaruar ai.

jeffrey hovenier dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll