Bota

Kapet mafiozi napoletan që adhuronte Van Gogh

Sipas mediave italiane, pikturat e vjedhura në Amsterdam në 2002 u gjetën nga policia në vilën Imperial në 2016 në Napoli. Secila prej tyre vlerësohej mbi 50 milionë euro.

2 Mars 2023, 18:53 Nga k.m.
Kapet mafiozi napoletan që adhuronte Van Gogh
Sendet e sekuestruara

NAPOLI- Raffaele Imperiale, i njohur si bosi i "Van Gogh" për zotërimin e dy pikturave të piktorit të famshëm të vjedhura nga muzeu i Amsterdamit, i ekstraduar së fundmi nga Dubai pas një periudhe të gjatë fshehjeje.

Sipas mediave italiane, pikturat e vjedhura në Amsterdam në 2002 u gjetën nga policia në vilën Imperial në 2016 në Napoli. Secila prej tyre vlerësohej mbi 50 milionë euro.

Kapet mafiozi napoletan që adhuronte Van Gogh
Sendet e sekuestruara

Imperiale konsiderohet si një figurë kyçe në trafikun e lëndëve narkotike, pastrimit të parave dhe njihej për lidhjet e tij me Camorran. Sipas një deklarate të bërë nga zyra e Prokurorisë së Napolit, në kontrollin e fundit në banesën e kryemafiozit u gjetën mbi 80 armë zjarri, mes të cilave 3 kallashnikovë, granada dhe mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm.

raffaele imperiale

Sondazh

Poll