Politike

Çfarë di Rama? Sot paralajmëroi një tjetër “non grata”, PËRGJIGJET ambasada e SHBA: Proces konfidencial, do habiteshim...

“Shumë shpejt do të ketë një tjetër të shpallur non grata,"-tha Rama, por heshti shpejt pa dhënë emra dhe arsyetime se nga i dinte këto informacione që supozohen të jenë konfidenciale të Departamentit Amerikan të Shtetit.

2 Mars 2023, 16:45 Nga k.m.

Çfarë di Rama? Sot paralajmëroi një tjetër “non
Edi Rama dhe Yuri Kim

TIRANË- Siç e ka kthyer në zakon, kryeministri Edi Rama i lajmëron "non gratat" nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë interpelancës së sotme që opozita kishte kërkuar për çështjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal ka bërë dhe një tjetër deklaratë të fortë politike.

“Shumë shpejt do të ketë një tjetër të shpallur non grata,"-tha Rama, por heshti shpejt pa dhënë emra dhe arsyetime se nga i dinte këto informacione që supozohen të jenë konfidenciale të Departamentit Amerikan të Shtetit. Duke u nisur nga precedenti se edhe mandatin e sekretarit Blinken kundër Sali Berishës Rama e kishte paralajmëruar i pari po nga e njëjta FRoltore e kuvendit, Lapsi.al iu drejtua Ambasadës së SHBA në Tiranë me këtë pyetje: Kërkojmë një koment nga ju për deklaraimin e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, se nga SHBA do të ketë një non-grata tjetër.

"Nuk kaluan as 40 minuta dhe erdhi përgjigjja e shoqëruar me një link. Sipas zyrës së shtypi të ambasadës qëndrimi qe i njëjtë me atë që kryediplomatja Yuri Kim kishte thënë në një intervistë me Erla Mëhillin në janar 2022. Atëhere Kim tha: “Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm”.,"-shkruhet në artikullin e Lapsi.al.

Pra kanë hedhur poshtë pretendimit e kryeministrit Edi Rama që lë të kuptohet se ka informacione edhe nga DASH, por ambasada amerikane, e pyetur se a ka të drejtë kryeministri të flasë në emër të SHBA, nuk dha asnjë koment. Edhe pse kjo nuk është hera e parë që bën deklarata të tilla.

Mbetet vetëm të shohim se kush do të sanksionohet për të zbuluar nëse ka pasur të drejtë apo jo?

edi rama yuri kim

Sondazh

Poll