2 Mars 2023, 10:57
Nga f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se opozita ka shpërthyer një "kanal ujërash të zeza" në lidhje me çështjen e agjentit të arrestuar të FBI, Charles McGonigal. Në nisje të fjalës së tij për interpelancën me opozitën, Rama tha se ndaj tij nuk ka asnjë fakt, akuzë apo përfshirje përtej asaj që lexohet në materialin e publikuar tashmë nga FBI. Kryeministri tha se nuk do të përballet më me opozitën në një luftë që sipas tij është e kotë.
Edi Rama: Ka shpërthyer prej javësh një kanal ujërash të zeza në një çështje që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë. Charles McGonigal akuzohet për bashkëpunim me oligarkun Oleg Deripaska. Prokurorët kanë konstatuar edhe një sërë shkeljesh për udhëtimet e tij, ku aktakuza shënon që ka vizituar Shqipërinë dhe është takuar me mua. Aktakuza shënon se ka ardhur në rajon dhe nuk ka deklaruar. Procesi nuk ka asnjë të pandehur. Pavarësisht një hetimi të gjatë, edhe kur janë pyetur nga një gazetar amerikan i "Insider" në të gjitha rreshtat e akt-akuzës nuk ka asnjë akuzë apo informacion tjetër. Fakti i vërtetë është se ai ka folur me mua për rrezikun rus, por fronti këtu po zhvillon me hov në pazar një tjetër proces gjyqësor, përmbarimor në Shqipëri. Kush janë dhe pse e bëjnë, kjo dihet. Nuk i ngatërron dot me dikë tjetër se as nuk bëhen dot dikush tjetër. Janë po ata, që kur ishin në pushtet i kanë bërë të gjitha të zezat për të cilat na akuzojnë. Unë nuk kam ardhur dhe nuk do të vij më për ta. Do të vij për respekt të ndjekësve që përfaqësoj dhe për respekt të deputetëve në këtë mocion absurd për debat. Ky është mocioni më absurd i debatit në këtë Kuvend. Edhe prodhuesit e filmave në Hollyëood do e refuzonin këtë si shfryrje. Nuk do ta furnizoj më me energjinë time zjarrin e përplasjes pa ndalim. Nuk kam dëshirë të armatosem me fjalorin e ulët të kësaj lufte politike, të një opozite që përsërit vetveten.
Edi Paloka: Jep ore përgjigje
Edi Rama: Jam përfshirë pa dashje në këtë luftë, në këtë mase të errët duke bërë që njerëzit të mendojnë se jemi një jashtëqitje e madhe e kombit e ndarë në gjysmë./Dosja.al
seanca plenare 2 mars 2023 edi rama
Politike
2 Mars 2023, 10:55
F.M
Sali Berisha, Edi Rama dhe Pandeli Majko
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur tonet në Kuvend dhe ka kërkuar që socialistë...
Politike
2 Mars 2023, 10:55
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar në Kuvend dhe masakrën e Paskuqanit. Autorin e vrasjes së tre grave dhe pl...
Politike
2 Mars 2023, 10:51
f.g
Edi Rama ne Kuvend
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi deputetin socialist Damian Gjiknuri se ishte caktuar nga kryeministri E...
Politike
2 Mars 2023, 10:45
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të bëjë çmos që t'i heqi...
Politike
2 Mars 2023, 10:46
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministrin Edi Rama nuk e zë vendi në Kuvendi për shkak ...
Politike
2 Mars 2023, 10:35
f.g
Luciano Boci, nenkryetar i PD
TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi kryeministri Edi Rama ësht...
Politike
2 Mars 2023, 10:41
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur të 'shëtisë' në Kuvend, ndërkohë që deputetët e Opozitës ...
Politike
2 Mars 2023, 10:26
f.g
Enkelejd Alibeaj
TIRANE- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka bërë parashtrimin e pyetjeve për kryeministrin Edi Rama në interpelancën p&e...
Politike
2 Mars 2023, 10:22
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjibëvënie ndaj biznesmenëve...
Politike
2 Mars 2023, 10:20
f.g
Luçiano Boçi
TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi në Kuvend se rregullorja ësht...