Bota

Zbardhi 'SEKRETET' e familjes mbretërore, mbreti Charles dëbon përfundimisht të birin Harry nga Britania

Harry dhe Meghan, të cilët hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore, tani jetojnë në Kaliforni me dy fëmijët e tyre.

1 Mars 2023, 21:20 Nga a.l
Zbardhi 'SEKRETET' e familjes mbretërore, mbreti Charles
Mbreti Charles III dhe Princ Harry

SHBA- Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex u është kërkuar të lirojnë shtëpinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, Frogmore Cottage të cilën ua kishte dhuruar e ndjera mbretëresha Elizabeth II. Mbreti Charles III i kishte kërkuar të hiqnin dorë nga shtëpia dhe ajo po i ofrohej vëllait të tij, Princit Andrew. Harry dhe Meghan, të cilët hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore, tani jetojnë në Kaliforni me dy fëmijët e tyre.

Harry-t dhe Meghan-it iu dha një njoftim për dëbim disa ditë pas publikimit të librit të Harry-t dhe atyre nuk u është ofruar një vendbanim alternativ në Mbretërinë e Bashkuar nga familja mbretërore. Princi Andrew thuhet se mund të humbasë shtëpinë e tij aktuale për shkak të pronës Windsor, të cilën ai e ndan me ish-gruan e tij Sarah Ferguson, sepse Mbreti Charles po planifikon të shkurtojë grantin mbretëror të vëllait të tij, i cili është në fakt një kompensim prej më shumë se 250,000 paund për vit. Mbetet e paqartë nëse Harry dhe Meghan do të ftohen në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles në maj.

king charles iii

Sondazh

Poll