Aktualitet

FOTO- MASAKRA në Tiranë, Hutra arrestohet në zonën e landfillit, arma e krimit ende me gjak!

Dan Hutra vrau sot tre gra në vende të ndryshme në Tiranë, ndërsa la të plagosura edhe 3 të tjera. 

1 Mars 2023, 19:04 Nga A.B
FOTO- MASAKRA në Tiranë, Hutra arrestohet në zonën e
Arma

TIRANË- Kjo ështa arma e krimit, me të cilën Dan Hutra, vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. Autori i masakrës së trefishtë të ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë, u vu në pranga në afërsi të landfillit të Sharrës. Autoritetet policore kanë sekuestruar edhe armën e krimit, e cila mban ende gjak në të.

Dan Hutra vrau sot tre gra në vende të ndryshme në Tiranë, ndërsa la të plagosura edhe 3 të tjera. Në Astir ai plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Ishte vetë kjo e fundit e cila pranoi që ishte plagosur prej Hutrës. Për policinë, gruaja tha se me autorin e dyshuar kishte njohje të mëparshme. 

Më pas shkoi në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij, me të cilën ka edhe një fëmijë të mitur. Aty kreu masakrën. Vrau 2 gra dhe plagosi 2 të tjera. Viktima janë Mevlute Hysa 30-vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30-vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35-vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj. 

Pasi u largua nga shtëpia e familjes Hysa, Dan Hutra u nis drejt objektivit të radhës. Shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit. Ai e ekzekutoi 31-vjeçaren në oborrin e shtëpisë dhe u largua po me makinë. Të renë dyshohet se e vrau për t’u hakmarrë ndaj vëllai të saj, me të cilin kishte pasur konflikt në burg. Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë disa vite më parë.

dan hutra masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll