Aktualitet

Masakra në Paskuqan me 2 të vrarë! Autori qëlloi vite më parë partneren me thikë, i akuzuar edhe për përdhunimin e kunatës

Në vitin 2007, ai është akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëjetueses së tij, Dafina Havalja, me të cilën bashkejetonte në një banese me qira në një lagje të Tiranës

1 Mars 2023, 14:59 Nga A.B
Masakra në Paskuqan me 2 të vrarë! Autori qëlloi vite
Dan Hutra

TIRANË- Dan (Ramazan) Hutra është autori i dyshuar të ngjarjes së rëndë në Paskuqan. Ai shkoi ditën e sotme në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë duke vrarë dy persona dhe plagosur dy të tjerë.

Në vitin 2007, ai është akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëjetueses së tij, Dafina Havalja, me të cilën bashkejetonte në një banese me qira në një lagje të Tiranës. Në atë kohë Hutra kishte qëne emigrant në Greqi dhe menjëherë pas krimit Interpoli u vu në lëvizje, se ai mund të arratisej nga momenti në moment. Po ashtu, ai ka qenë i akuzuar për përdhunimin e kunatës në vitin 2003, krim për të cilin ka vuajtur vetëm tre vite burg.

40 vjeçari ekzekutoi mesditën e sotme me armë zjarri motrën e ish-gruas së tij Mevlute Hysa 30 vjeçe dhe Hasime Dafku 30 vjeçe kunata e ish-gruas së tij, e fejuara e vëllait të saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën 'Rustem Haklaj', në Kodër-Kamzë. Dan (Ramazan) Hutra, autori i ngjarjes ka plagosur me armë zjarri edhe ish-gruan e tij Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa. Paraprakisht mësohet se, 40 vjeçari kishte pak kohë që ishte ndarë nga 35 vjeçarja për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin. Ata ishin prindër të dy djemve që jetojnë në Gjermani./Dosja.al

masakra e paskuqanit dan hutra

Sondazh

Poll