Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Kamëz, Policia: Dan Hutra ish-bashkëshorten dhe nënën e saj i ka plagosur

Ndërkohë që nga plumbat kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë që janë Elena Hysa, 35 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij) dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe ( nëna e ish-bashkëjetueses).

1 Mars 2023, 14:45 Nga I.A
Vrasja e dyfishtë në Kamëz, Policia: Dan Hutra
Dan Hutra

PASKUQAN- Dan (Ramazan) Hutra 40 vjeç ka sulmuar familjen e ish-bashkëshortes së tij me kallashnikov. Policia bën me dije se Hutra nga sulmi me armë ka vrarë dy persona që janë Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Ndërkohë që nga plumbat kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë që janë Elena Hysa, 35 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij) dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe ( nëna e ish-bashkëjetueses).

Njoftimi i Policisë:

Paskuqan, Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij. Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

masakra e paskuqanit mevlute hysa hasime dafku elena hysa kujtime hysa dan hutra

Sondazh

Poll