Aktualitet

Kreu masakrën në Paskuqan, autori nuk i ndalon KRIMET, plagos të dashurën në Astir

Nuk dihet se si është gjendja e personit të lënduar. Autori është ende në arrati. 

1 Mars 2023, 15:08 Nga A.B
Kreu masakrën në Paskuqan, autori nuk i ndalon KRIMET, plagos të
Dan Hutra

TIRANË- Nuk kanë fund krimet nga Dan (Ramazan) Hutra. 40-vjeçari i cili vrau me armë zjarri Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun ka kryer një tjetër krim. Gjatë arratisjes, ai ka plagosur një grua në zonën e Astirit, e cila dyshohet se është e dashura e tij. Nuk dihet se si është gjendja e personit të lënduar. Autori është ende në arrati. 

40 vjeçari ekzekutoi mesditën e sotme me armë zjarri motrën e ish-gruas së tij Mevlute Hysa 30 vjeçe dhe Hasime Dafku 30 vjeçe kunata e ish-gruas së tij, e fejuara e vëllait të saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën 'Rustem Haklaj', në Kodër-Kamzë. Dan (Ramazan) Hutra, autori i ngjarjes ka plagosur me armë zjarri edhe ish-gruan e tij Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa. Paraprakisht mësohet se, 40 vjeçari kishte pak kohë që ishte ndarë nga 35 vjeçarja për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin. Ata ishin prindër të dy djemve që jetojnë në Gjermani./Dosja.al

ramazan hutra masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll