Aktualitet

EMRAT/ Dan Hutra ekzekutoi me breshëri motrën e ish-gruas dhe kunatën e saj

Ata ishin prindër të dy djemve që jetojnë në Gjermani. 

1 Mars 2023, 14:01 Nga f.g
EMRAT/ Dan Hutra ekzekutoi me breshëri motrën e ish-gruas dhe
Foto ilustrim

TIRANE- Dan (Ramazan) Hutra, 40 vjeç ekzekutoi mesditën e sotme me armë zjarri motrën e ish-gruas së tij Mevlute Hysa 30 vjeçe dhe Hasime Dafku 30 vjeçe kunata e ish-gruas së tij, e fejuara e vëllait të saj. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën 'Rustem Haklaj', në Kodër-Kamzë. Dan (Ramazan) Hutra, autori i ngjarjes ka plagosur me armë zjarri edhe ish-gruan e tij Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa. Paraprakisht mësohet se, 40 vjeçari kishte pak kohë që ishte ndarë nga 35 vjeçarja për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin. Ata ishin prindër të dy djemve që jetojnë në Gjermani./Dosja.al

masakra e paskuqanit elena hysa mevlute hysa hasime dafku

Sondazh

Poll