Goditen 3 baza prostitucioni në Fier, arrestohen 4 pronarë, dy lokalet dhe hoteli u vunë në shërbim të 'klientëve' që prej 2022 (EMRAT)
Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Bazat”, rezultoi se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës maj 2022-shkurt 2023, kishin vënë 2 lokalet dhe hotelin që kishin në pronësi, në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.
FIER- Dy ditë pas zbulimit të një rasti pengmarrjeje dhe shfrytëzimi për prostitucion në qytetin e Fierit, goditen edhe 3 baza të tjera që përdoreshin po për të njëjtin aktivitet. Policia e Shtetit ka bllokuar 3 ambiente, 2 lokale dhe një hotel që ishin kthyer në baza të ushtrimit të prostitucionit në qytetin e Fierit. 4 persona janë arrestuar nga Policia, ndërsa 8 të tjerë janë të dyshuar si të përfshirë në rrjetin e prostitucionit. Të arrestuarit janë: Nesti Golemaj, Besiko Molishtari, Naxhie Aliaj dhe Tajar Hysenaj.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bazat”. Operacioni pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe Prokuroria e Fierit. Bllokohen 3 ambiente (2 lokale dhe një hotel), të vëna në dispozicion për ushtrim të prostitucionit. Vihen në pranga 4 pronarët e këtyre ambienteve, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme. Të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme edhe 8 shtetas të tjerë, të cilët u proceduan penalisht. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, të mbështetur nga inteligjenca informative, siguruan prova për disa ambiente të vëna në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.
Në bazë të këtyre provave të siguruara gjatë hetimit proaktiv, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas që kishin në administrim lokale dhe hotele të vëna në dispozicion për ushtrim të prostitucionit.
Pas caktimit të këtyre masave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bazat”.
Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit", për 4 shtetas, banues në Fier, konkretisht:
-N. G., 69 vjeç dhe B. M., 71 vjeçe, pronarë të një lokali në lagjen “Kastriot”;
-N. A., 63 vjeçe, pronare e një lokali në lagjen “Kastriot”;
-T. H., 69 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “16 prilli”.
Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Bazat”, rezultoi se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës maj 2022-shkurt 2023, kishin vënë 2 lokalet dhe hotelin që kishin në pronësi, në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 8 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari. Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Sondazh
Rëndohet bilanci i aksidentit në Greqi, shkon në 36 numri i viktimave
Trenat GREQI- Është rënduar bilanci i viktimave në Greqi. Mësohet se si pasojë e përplasje së dy trenave,m numri i ...
EMRAT/ Sherr me armë zjarri në Tiranë, policia parandalon përshkallëzimin dhe arreston dy të rinjtë, në pranga dhe babai i njërit prej tyre
Arma e zjarrit TIRANË- Tre persona të identifikuar si Eris Bulku 32 vjeç, Ibrahim Bulku 60 vjeç (babë e bir) dhe Noldi Shima, ...
HARTA LIVE/ Muaji mars nis me shi! Bien temperaturat, priten shtrëngata e breshër
Moti TIRANË- 1 marsi ka nisur me një mot të keq, me reshje shiu dhe temperature të ulëta. Dita e sotme parashikohet të jet&eu...
FOTOT/ Aksident në Tiranë, plagosen dy persona
Aksident në Tiranë TIRANË- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiran&eu...
Nga emigrant në trafikant! 113 numra të regjistruar fiktivisht në emër të tij nga punonjësit e kompanisë celulare
Hasan Xhima TIRANË- Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për kultivim narkotikësh , e implikoi numri te...
Mbani armët gati, kur të them qëlloni”/ Artan Hoxha zbulon disa nga komunikimet e Gardës më "21 janar"
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar disa nga komunikimet e anëtarëve të Gardës së Republikë...
Gjendet pa jetë 49-vjeçari francez në Skrapar, ishte akomoduar në një bujtinë si turist
Foto ilustruese SKRAPAR- Një shtetas francez, i identifikuar me inicialet C.F. është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në nj&...
A e njeh njeri? Shqiptari në Angli kërkon ndihmë: Jeton i vetëm dhe do të kthehet në Shqipëri
Shqiptari në Angli BRITANI E MADHE- Një shtetas shqiptar i cili jeton prej vitesh në Angli ka nevojë për ndihmën e bashk...
Iku me shpejtësi nga Policia, por e përplasi Benzin/ Nuk u dorëzua lehtë, por në fund u kap në pyll! Gjykatësi-shqiptarit: Je rrezik publik…
Aldo Leka BRITANI E MADHE- 20 muaj burg dhe 2 vite ndalim për t’i dhënë makinës ishte dënimi që dha gjykata e York p&eu...
“Kujdes se mund të humbë jetën nga hemoragjia!”/Mjekja shet kokrra aborti: Mos trego ku i more se na fut në burg
Foto ilustruese Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrën Shëndetësore Kamëz në ...

