Aktualitet

HARTA LIVE/ Muaji mars nis me shi! Bien temperaturat, priten shtrëngata e breshër

Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikon që reshjet e shiut do të jenë afatshkurtra dhe në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

1 Mars 2023, 08:07 Nga F.M
HARTA LIVE/ Muaji mars nis me shi! Bien temperaturat, priten shtrëngata e
Moti

TIRANË- 1 marsi ka nisur me një mot të keq, me reshje shiu dhe temperature të ulëta. Dita e sotme parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura.

Do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikon që reshjet e shiut do të jenë afatshkurtra dhe në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       5/10°C
Zona e ulët         8/18°C
Zona bregdetare 10/18°C

moti 1 mars 2023

Sondazh

Poll