A e njeh njeri? Shqiptari në Angli kërkon ndihmë: Jeton i vetëm dhe do të kthehet në Shqipëri
Nga ajo që ata bëjnë me dije, shqiptari rreth të 30-ave do të kthehet në Shqipëri pasi në Londër është i vetmuar dhe nuk ka ku të jetojë por rri vetëm rrugëve dhe për momentin është në Walthamstow, Angli.
28 Shkurt 2023, 22:22Nga k.m.
Shqiptari në Angli
BRITANI E MADHE- Një shtetas shqiptar i cili jeton prej vitesh në Angli ka nevojë për ndihmën e bashkatdhetarëve pasi do të kthehet në Shqipëri. Disa bashkëatdhetarë, e kanë filmuar dhe ia kanë dërguar videon JOQ, për të njoftuar familjarët lidhur me vendndodhjen e tij.
Nga ajo që ata bëjnë me dije, shqiptari rreth të 30-ave do të kthehet në Shqipëri pasi në Londër është i vetmuar dhe nuk ka ku të jetojë por rri vetëm rrugëve dhe për momentin është në Walthamstow, Angli.
"A don me ik për Shqipëri? fol, fol. Ju lutem ndihmojeni se do të iki tek familja në Shqipëri,"-dëgjohet në video.