Bota

Takimi Kurti-Vuçiç, SHBA: Themelimi i Asociacionit, kritik për të ardhmen e Kosovës

Departamenti i Shtetit ka thënë se themelimi i Asociacionit mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend i pavarur dhe sovran.

28 Shkurt 2023, 22:35 Nga I.A
Takimi Kurti-Vuçiç, SHBA: Themelimi i Asociacionit, kritik
Takimi Kurti-Vucic

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në lidhje me takimin e së martës mes Kurtit dhe Vuçiqit të zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

SHBA thotë se ka pasur përparim por mbetet ende punë e vështirë përpara.

“Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet punë e vështirë. Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit mbetet thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së”, thuhet në njoftim.

Departamenti i Shtetit ka thënë se themelimi i Asociacionit mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend i pavarur dhe sovran.

“Progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik, i pavarur dhe i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në reagim.

dash dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll