Bota

VIDEO- Skandal në ushtrinë ruse, gjenerali i Putinit zhvishet para kamerave, bën striptizëm me muzikë në sfond

Videoja u bë publike disa orë pas sulmit në Minsk

28 Shkurt 2023, 18:05 Nga A.B
VIDEO- Skandal në ushtrinë ruse, gjenerali i Putinit zhvishet para
Aleksandër Matovnikov

RUSI- Gjenerali rus Aleksandër Matovnikov është përfshirë në një skandal në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje ku shfaqet i zhveshur duke bërë stiptizëm. Matovnikov shihet duke bërë striptizëm duke kërcyer në tingujt e një muzike në sfond.

Videoja prej 44 sekondash është postuar fillimisht në Telegram dhe pastaj ka vijuar në rrjetet e tjera sociale.

57-vjeçar, besohet se është përgjegjës për dëmin e rëndë prej 274 milionë paund që pësoi dje një aeroplan spiun rus.

Gjeneral-lejtnant Matovnikov është aktualisht nënkryetari i forcave tokësore të Rusisë, me përgjegjësi për praninë ushtarake të Moskës në Bjellorusinë fqinje. Ai është një ish-anëtar i këshillit të sigurisë me ndikim të Moskës dhe shërbeu si udhëheqës ushtarak i Putinit në Distriktin Federal të Kaukazit të Veriut, një zonë me rëndësi strategjike për Rusinë.

aleksandër matovnikov rusi

Sondazh

Poll