Aktualitet

Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e materialeve të punës, arrestohet 62-vjeçari në Bulqizë

Por pas hetimeve ka rezultuar se ngjarja nuk është e vërtetë dhe se ishte inskenuar nga vet 62-vjeçari.

28 Shkurt 2023, 17:45 Nga I.A
Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e materialeve
Foto Ilustruese

BULQIZË- Një 62-vjeçar është arrestuar në Bulqizë për kallëzim të rremë. Kjo pasi më parë ai ka deklaruar në polici se kishte parë 4 persona të maskuar duke vjedhur materiale pune në subjektin minerar ku ishte i punësuar. Por pas hetimeve ka rezultuar se ngjarja nuk është e vërtetë dhe se ishte inskenuar nga vetë 62-vjeçari.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e materialeve të punës, në subjektin minerar ku ishte i punësuar, Policia zbardh inskenimin e ngjarjes dhe vë në pranga 62-vjeçarin (roja i subjektit). Më datë 27.02.2023, në Komisariatin e Policisë Bulqizë, është paraqitur shtetasi H. K., i punësuar rojë në një subjekt minerar, në Bulqizë, i cili ka deklaruar se gjatë orarit të punës, kishte parë 4 persona të maskuar duke vjedhur materiale pune, në ambientet e subjektit.

Menjëherë pas kallëzimit, është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Si rezultat i informacioneve dhe provave të sigurura, si dhe nga këqyrja e ambienteve të subjektit më të cilin ishte i punësuar shtetasi H. K., ka rezultuar se ngjarja nuk ishte e vërtetë, por ishte inskenuar nga ky shtetas. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin H. K., 62 vjeç, banues në Mat, për veprën penale "Kallëzimi i rremë". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

arrestohet 62-vjeçari ne burrel

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shkurt 2023, 16:01 k.m.

Patentat: Nuk ka rritje çmimi më 1 mars

Foto ilustruese TIRANË- Te mjekët e familjes, poliklinika, autoshkolla, ka dyndje njerëzish të keq informuar që po nxitojnë t...