Aktualitet

Piu më shumë seç duhej, mërziti klientët dhe kërcënoi pronarin, arrestohet shqiptari në Itali

Siç raporton ChietiToday, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një dyqan vere në Ripa Teatina.

28 Shkurt 2023, 16:48 Nga k.m.
Piu më shumë seç duhej, mërziti klientët dhe
Foto ilustruese

ITALI- Një i ri 30-vjeçar nga Montesilvano u arrestua pasi akuzohet për plagosje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Siç raporton ChietiToday, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një dyqan vere në Ripa Teatina.

Sipas mediave të huaja, 30-vjeçari, punëtor me origjinë shqiptare, banues në Montesilvano, me banim në Ripa Teatina, në gjendje të dehur kishte nisur të bezdiste klientët e lokalit dhe më pas do të kishte kërcënuar edhe pronarin.

I riu përplasi gjithashtu edhe disa karrige dhe dëmtoi derën e dyqanit. . Kështu u kërkua ndërhyrja e karabinierëve, por 30-vjeçari iu sul edhe atyre, kështu arrestimi u bë i pashmangshëm për të riun.

itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shkurt 2023, 16:01 k.m.

Patentat: Nuk ka rritje çmimi më 1 mars

Foto ilustruese TIRANË- Te mjekët e familjes, poliklinika, autoshkolla, ka dyndje njerëzish të keq informuar që po nxitojnë t...