Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Athinë/ “Grupi L” u thirr nga pronari në lokal, lidhja me plagosjen e 16-vjeçarit

I njohur ndryshe si Grupi L, banda kontrollon shtëpitë publike dhe trafikun e drogës në kryeqytetin grek.

28 Shkurt 2023, 16:53 Nga A.B
Vrasja e shqiptarit në Athinë/ “Grupi L” u thirr nga
Anetaret e grupit

GREQI- Hetuesit në Greqi po shkojnë drejt zbardhjes së plotë të vrasjes së 37-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami, me profesion hidraulik, i cili u qëllua gjatë përplasjes mes bandave në një lokal në Athinë. Policia ka identifikuar 4 nga 7 personat e përfshirë, të cilët sipas autoriteteve janë anëtarë të një bande shumë të ashpër që vepron në qendër të Athinës dhe pjesë e mafies shqiptare. I njohur ndryshe si Grupi L, banda kontrollon shtëpitë publike dhe trafikun e drogës në kryeqytetin grek.

Ata mësohet se kanë si seli një klub të njohur në Sepolia dhe një pjesë e tyre ka punuar si truprojë. Hetimet kanë zbuluar se vrasja e 37-vjeçarit fatkeq në kafen Nea Joni, lidhjet me plagosjen me thikë të një 16-vjeçari.

I mituri, i cili rezulton djali i pronarit të lokalit ku ndodhi vrasja, u qëllua me thikë një ditë përpara ngjarjes. Sipas dëshmive, anëtarët e Grupit L, janë ftuar në kafene nga familjarët e fëmijës që ishte goditur me thikë.

Në momentin që ata shkuan në kafene panë në lokal si klientë anëtarë të një bande rivale me të cilët kishin shumë përplasje. Për një moment anëtarët e Grupit L menduan se kishin rënë në një kurth dhe nisin të shtënat ndaj bandës rivale, duke i marrë jetën shqiptarit fatkeq.

vritet shqiptari ne greqi grupi l

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shkurt 2023, 16:01 k.m.

Patentat: Nuk ka rritje çmimi më 1 mars

Foto ilustruese TIRANË- Te mjekët e familjes, poliklinika, autoshkolla, ka dyndje njerëzish të keq informuar që po nxitojnë t...