Aktualitet

DETAJE- U dënua me 12 vite burg, si ra në gjurmët e prokurorisë belge Ramazan Rraja, zbulohet telefonata me kreun e grupit

Falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur, u zbulua se organizata mund të kishte lidhje me tre grupe kokaine. 

28 Shkurt 2023, 16:08 Nga A.B
DETAJE- U dënua me 12 vite burg, si ra në gjurmët e
Ramazan Rraja

BELGJIKË- Ditën e sotme, u bë i ditur dënimi me 12 vite burg në Belgjikë i Ramazan Rrajës, i njohur edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ai u shpall fajtor nga trupi gjykues për trafik kokaine, si pjesë e një grupi të organizuar kriminal. Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e kishte cilësuar këtë grup kriminal si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës. Si prova për këtë, prokuroria mori para, drogë dhe katër orë luksoze.

Por si arriti Prokuroria të siguronte provat?

Falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur, u zbulua se organizata mund të kishte lidhje me tre grupe kokaine. Hetuesit kanë mundur të përgjojnë bisedat telefonike, ku Rraja fliste me kreun e grupit, njëherazi dhe bashkëpunëtori i tij, Kaspars N. për një kontejner me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana dhe kishte kaluar në mënyrë të sigurtë.

Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavanin e koshit një grumbull prej 57 kilogramësh kokainë. Herë pas here, kjo drogë dërgohej edhe drejt Ekuadorit. Gjithashtu, nga telefonat celularë të anëtarëve të bandës u siguruan materiale fotografike për hetuesit. Shtretër hotelesh plot me para, foto jahtesh luksoze dhe orë me vlerë 655 mijë euro.

ramazan rraja

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shkurt 2023, 16:01 k.m.

Patentat: Nuk ka rritje çmimi më 1 mars

Foto ilustruese TIRANË- Te mjekët e familjes, poliklinika, autoshkolla, ka dyndje njerëzish të keq informuar që po nxitojnë t...