Aktualitet

Tjetër incident me urbanët! Autobusi i linjës Kamëz-Tiranë pëson defekt dhe zbret të gjithë pasagjerët në rrugë

Shoferi ka ndaluar pranë Zogut të Zi dhe ka zbritur të gjithë paragjerët.

28 Shkurt 2023, 08:59 Nga F.M
Tjetër incident me urbanët! Autobusi i linjës
Urbani i prishur

TIRANË- Një tjetër incident me urbanët! Një qytetar pretendon se udhëntarët e autobusit të linjës Kamëz-Tiranë kanë zbritur në Zogun e Zi për shkak të një defekti në mjet. Në një denoncim për JOQ, qytetari shkruan se mëngjesin e sotëm kanë dëgjuar një zhurmë të forte në autobus. Shoferi ka ndaluar pranë Zogut të Zi dhe ka zbritur të gjithë paragjerët.

Denoncimi:

Linja Kamez Tirane ka shkatuar panik tek udhetaret sot. Per shkak te nje zhurme te forte mjeti ka ndaluar prane zogut te zi.

Vetëm një ditë më parë, një urban i linjës ‘Unaza’ u përplas me të paktën gjashtë automjete duke lënë të plagosur nëntë persona. Ngjarja ndodhi pranë zonës së njohur si ‘Shallvaret’. Në pranga është vënë shoferi i urbanit, por shkak dyshohet të jetë bërë një defekt në mjet.

urbanet ne tirane

Sondazh

Poll