27 Shkurt 2023, 22:55
Nga k.m.
Arlind Qori dhe Agron Zhukri
TIRANË- Kryetari i "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori, ka denoncuar faktin që gjyqtari Agron Zhukri, po pamundëson hyrjen e tyre në zgjedhje, duke e caktuar datën e mbajtjes së seancës për regjistrimin si parti politike në 7 mars, një ditë pas afatit të fundit të KQZ për t'u regjistruar në zgjedhje.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Qori shpjegoi se "Lëvizja Bashkë" e ka dorëzuar dokumentacionin në gjykatë në kohë dhe se gjyqtari ka shkelur ligjin me vendimin për ta caktuar seancën pas kalimit të afateve. Po ashtu, ai shtoi se gjyqtari Zhukri nuk u ka dhënë shpjegime me shkrim, por ka deklaruar se ai është gjyqtari dhe "këto punë i di unë".
"Në datën 9 janar, kemi dorëzuar të gjithë dokumentacionin, 3500 firma në Gjykatën e Tiranës. U regjistrua kërkesa jonë, u morën firmat. Sipas ligjit, afati maksimal kur gjykata duhet të japë përgjigje është 30 ditë, pra e ka taksative. Gjykatësi Agron Zhukri nuk e respektoi afatin. Në fillim na u tha nuk është hedhur shorti. Çështja ka afate, që i përcakton ligji i partive. Më pas gjykatësi nxjerr ditën e seancës, 7 mars, larg afatit që duhet të merrte gjykata vendimin. Kur mori vendim pra, e la në 7 mars, nje ditë pas mbylljes së regjistrimit të partive në KQZ. Efekti imediat i kësaj është të mos marrim pjesë në zgjedhje.
Ne kemi dërguar pafund shkresa ku ja sqarojmë këtë gjë dhe i themi mos shkelni afatet për të na pamundësuar regjistrimin tonë në zgjedhje.
Zotëria ka thënë; "unë jam gjykatësi, i di unë këto punë". Asnjë përgjigje me shkrim. Nuk besoj se zoti Zhukri ka ndonjë inat personal me mua. E vetmja gjë që dyshoj, është se gjyqtari nuk është me vullnetin e tij aty, por me vullnetin e atyre që nuk duan të regjistrohemi ne në zgjedhje. Unë mendoj se është qeveria dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, për shkak të kontradiktave të forta që kemi patur me të,"-shtoi ai.
arlind qori agron zhukri
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 22:50
k.m.
Rudina Maksuti
TIRANË- Drejtoresha e shkollës “Kongresi i Manastirit”, Rudina Maksuti tha se nuk është vetëm arsimi p&...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 22:18
k.m.
Rudina Maksuti
TIRANË- Drejtoresha e shkollës “Kongresi i Manastirit”, Rudina Maksuti ka zbuluar detaje të reja që nuk dih...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 22:17
k.m.
Rudina Maksuti
Rudina Maksuti: Kur nxorrëm prindërit jashtë, pamë që fëmijët po buzëqeshnin njëri me tjetrin. ...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 22:10
k.m.
Rudina Maksuti
TIRANË- Drejtoresha e shkollës 9 vjeçare “Kongresi i Manastirit”, Rudina Maksuti ka komentuar rastin e bër...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 22:02
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për atentatin e dështuar në Elbasan dhe arrestimin e Arben Spahiut dhe ...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 21:40
k.m.
TIRANË- Dalin pamjet të tjera nga aksidenti që ka ndodhur tek zona e Shallvareve në Tiranë. Pak pas aksidentit janë kapur pamje ...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 21:36
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar më shumë detaje për deponimin e tij në Strukturën e Posa&cce...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 21:30
k.m.
Artan Hoxha dhe Joy Ayoko
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për vrasjes e vajzës Keniane, Joy Aoko, ngjarje e cila ende nuk ës...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 21:15
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngacmuar sërish me një histori që ende nuk është zbuluar. Në fj...
Aktualitet
27 Shkurt 2023, 21:02
k.m.
Ándueli dhe djali i tij
ITALI- Ndërhyrja ka ndodhur në Bergamo! Ánduel, një shqiptar 34-vjeçar, i dhuroi një pjes&...