Aktualitet

"A i ka veshur Rama kostumin e burgut Arben Ahmetajt?!"/ Artan Hoxha: Na e tha troç...

Artan Hoxha deklaroi se ka një perceptim që Edi Rama e ka "lëshuar" Arben Ahmetajn, por shtoi se ai i dha një mesazh kryeministrit Edi Rama.

27 Shkurt 2023, 22:57 Nga k.m.
"A i ka veshur Rama kostumin e burgut Arben Ahmetajt?!"/ Artan Hoxha:
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për përplasjen në distancë mes kryeministrit Rama dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj, lidhur me aferën e inceneratorëve. Sonte, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Artan Hoxha deklaroi se ka një perceptim që Edi Rama e ka "lëshuar" Arben Ahmetajn, por shtoi se ai i dha një mesazh kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Duket sikur Rama e ka "lëshuar" Arben Ahmetajn dhe i ka veshur kostumin, e ka bërë gati për burg…

Artan Hoxha: Deri tani është pritur me kërshëri që të dëshmojnë personalitete të nivelit të lartë për inceneratorët. Ahmetaj nuk është thirrur ende. Është thirrur Shkëlqim Cani. Kemi dëgjuar akuzat ndaj zotit Ahmetaj, kanë qenë akuza të bëra kryesisht në media. Kryeministri tha “ata që kanë ngrënë dardha pas kurrizit tim”. Zoti Ahmetaj dha përgjigje, që kryeministri të mos marrë rolin e gjykatës dhe e dyta, tha nuk kisha fuqi të bëja 17 vendime në një ditë. A mundjen një person i vetëm ta bënte këtë? A mundej Saimir Tahiri të kanabizonte Shqipëria  pa lejen e komandantit? Jo! Por Tahiri vajti në burg për shpërdorim detyre. Por, Ahmetaj ka dalë herët nga loja e inceneratorëve. Deri ku është përfshirë, është çështje hetimi. Por nuk po shohim që hetimi të shkojë më lart se zoti Koka dhe zoti Bllako. A e ka lëshuar Rama, Arben Ahmetajn? Përshtypja është që po, por Arben Ahmetaj na tha troç, në këtë histori nuk jam unë strumbullari.

Arben Ahmetaj iu përgjigj të enjtjen e kaluar kryeministrit Rama, pasi ky i fundit tha se nëse akuzat për cështjen e inceneratorëve rezultojnë të vërteta, nuk e 'dnihmonte' dot. Ahmetaj, i ftuar në "Opinion", tha se nuk kishte kërkuar asnjëherë ndihmë Rama, por shtoi se ai do të bënte më mirë të luante rolin e kryeministrit dhe jo atë të gjykatësit. 

artan hoxha

Sondazh

Poll