Bota

Zyrtarët e Nju Jorkut i dërgojnë FBI-së shenjat e gishtërinjve të mësuesve të pavaksinuar: Janë problematikë! Vështirë se do të punësohen më

Punonjësit e qytetit të pushuar nga puna për refuzimin e vaksinës duhet të riaplikojnë për punë, pa asnjë garanci për pagat ose përfitimet e tyre të mëparshme.

28 Shkurt 2023, 07:23 Nga F.M
Zyrtarët e Nju Jorkut i dërgojnë FBI-së shenjat e
Vaksinë

NJU JORK- Qyteti i Nju Jorkut i ka dërguar FBI-së shenjat e gishtërinjve të mësuesve të pavaksinuar të qytetit duke i quajtur ata "problembërës" për t'i penguar që të gjenin punë diku tjetër. Mësuesit ngritën padi kundër bashkisë.

Gjatë mandatit të kryetarit të bashkisë së qytetit të Nju Jorkut Eric Adams (D.) 1,780 punonjës të qytetit të Nju Jorkut, duke përfshirë ata në Departamentin e Arsimit, Departamentin e Shëndetësisë, NYPD dhe FDNY, humbën punën për shkak të refuzimit të vaksinës.

Punonjësit e qytetit të pushuar nga puna për refuzimin e vaksinës duhet të riaplikojnë për punë, pa asnjë garanci për pagat ose përfitimet e tyre të mëparshme.

 “Gjurmët e gishtave të tyre po i dërgohen FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë Penale të qytetit të Nju Jorkut. Pra, kjo ka një ndikim në aftësinë e tyre të vazhdueshme për të gjetur punë diku tjetër,"- tha John Bursch, një avokat që përfaqëson mësuesit në padinë e tyre kundër qytetit.

vaksinimi ne nju jork

Sondazh

Poll