Bota

Takimi në Bruksel/ LDK: Kurti e pranoi Asociacionin dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe

Nga LDK kanë akuzuar kryeministrin Kurti se e ka zhvendosur dialogun nga një marrëveshje përfundimtare e ligjërisht të obligueshme në një marrëveshje bazë, pa njohje në të dhe me vazhdimësi dialoguese për vitet e ardhshme. 

27 Shkurt 2023, 22:09 Nga a.l
Takimi në Bruksel/ LDK: Kurti e pranoi Asociacionin dhe statusin e
Lidhja Demokratike e Kosovës

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas përfundimit të takimet mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa sipas tyre, kjo marrëveshje nuk e përmban njohjen e ndërsjellë dhe e parasheh themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kjo marrëveshje nuk është finale dhe nuk e përmban njohjen e ndërsjellë. Për më tepër ajo mban ambiguitet interpretues mbi statusin politik të dy shteteve. Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake – përfshirë dhe Asociacionin – si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te Asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”, thuhet në reagim.

Sipas mediave kosovare, nga kjo parti u tha se nga deklarimi i kryeministrit mbi këtë marrëveshje tashmë të dakorduar, por ende të pa-prezantuar në Kuvendin e Kosovës, u vërtetuan shqetësimet  e LDK-së, të cilat tanimë janë të bëra tashmë publike. Ndërkaq, nga LDK-ja, gjithashtu thanë se gjithçka përveç njohjes ishte qëllim i Serbisë dhe kjo marrëveshje tanimë e pranuar nga të dy palët ka gjithçka; përveç njohjes. Po ashtu, sipas LDK-së, menaxhimi i procesit të dialogut është tërësisht i gabuar përgjatë këtyre dy viteve – ku prijës i procesit ka qenë Albin Kurti. Nga LDK kanë akuzuar kryeministrin Kurti se e ka zhvendosur dialogun nga një marrëveshje përfundimtare e ligjërisht të obligueshme në një marrëveshje bazë, pa njohje në të dhe me vazhdimësi dialoguese për vitet e ardhshme. 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll