Bota

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Daçiç: E drejta për formimin e Asociacionit, arritja më e madhe që nga viti 1999

Ministri i Puneve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç në një deklaratë për mediat serbe pas përfundimit të takimit tha se kanë marrë garanci nga Bashkimi Evropian për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

27 Shkurt 2023, 21:58 Nga a.l
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Daçiç: E drejta
Ivica Daçiç

SERBI- Pas përfundimit të takimit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, presidentin të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe dy zyrtarëve evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, i cili përfundon me rënien dakord për projektin e BE edhe pse firma është lënë për në datën 18 mars. Ministri i Puneve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç në një deklaratë për mediat serbe pas përfundimit të takimit tha se kanë marrë garanci nga Bashkimi Evropian për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E drejta për të formuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është arritja më e madhe për të cilën kemi luftuar që nga viti 1999. Kjo është arsyeja pse ne e nënshkruam Marrëveshjen e Brukselit dhe ajo që u garantua nga Bashkimi Evropian”, tha Daçiq për Tanjug.

Takimi në Bruksel 27 shkurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre  të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.

ivica daçiç

Sondazh

Poll