Bota

ZYRTARE/ Plani franko-gjerman i propozuar nga BE nga sot do të quhet, “Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”

Ai tha se do të nevojiten negociata shtesë gjatë muajit mars, me qëllim që të zbatohet të gjitha modalitetet e propozimit evropian, i cili, siç njoftoi ai, tani është pagëzuar “Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

27 Shkurt 2023, 22:17 Nga a.l
ZYRTARE/ Plani franko-gjerman i propozuar nga BE nga sot do të quhet,
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- “Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, do të quhet tani e tutje propozimi i Bashkimit Evropian apo gjërësisht i njohur ndryshe si propozimi franko-gjerman. Kështu tha shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, gjatë konferencës për media që pati pas përfundimit të takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Pra, për të përmbledhur, propozimi evropian, emri zyrtar i të cilit është ‘Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës’ është pranuar dhe si e tillë do të publikohet në faqen zyrtare të BE-së”, tha Borrell.

Ai tha se do të nevojiten negociata shtesë gjatë muajit mars, me qëllim që të zbatohet të gjitha modalitetet e propozimit evropian, i cili, siç njoftoi ai, tani është pagëzuar “Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar me propozimin evropian. Teksti do të publikohet edhe në uebfaqen e unionit evropian së shpejti. Të dy liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme”, tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se palët janë pajtuar që të rezervohen nga veprimet e pakoordinuara që mund të pengojnë procesin e dialogut, megjithatë nënvizoi se nevojitet më shumë punë që të zbatohet ajo për të cilën janë pajtuar dy liderët gjatë këtij takimi. Kryediplomati evropian njoftoi se emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin sërish gjatë muajit mars për ta finalizuar marrëveshjen mes palëve.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll