Bota

Takimi pa rezultat në Bruksel/ Reagon Borrell: Kurti dhe Vuçiç pajtohen me planin evropian, por duhen negociata të mëtejshme

Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në konferencën për media pas takimit të zhvilluar sot në Bruksel ka thënë se kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç kanë rënë dakord se nuk nevojiten diskutime të tjera për planin franko-gjerman.

27 Shkurt 2023, 20:59 Nga a.l
Takimi pa rezultat në Bruksel/ Reagon Borrell: Kurti dhe
Josep Borrell

BRUKSEL- Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në konferencën për media pas takimit të zhvilluar sot në Bruksel ka thënë se kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç kanë rënë dakord se nuk nevojiten diskutime të tjera për planin franko-gjerman.

'Të dy liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme. Jam i gëzuar të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiç janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Le të kuptohet se Kurti e Vuçiç e kanë pranuar përfundimisht planin franko gjerman. Teksti i propozimit do të publikohet shumë shpejt. Fokusi i takimit ka qenë që të diskutohet propozimi i BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është një zhvillim i madh sepse nga vera e kaluar jemi përfshirë në menaxhime krizash, me fokus vetëm në kriza, nga kriza në kriza, duke tentuar që t’i kontrollojmë krizat në terren. Ne tani po kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme. Ky propozim, i Bashkimit Evropian, është i miratuar nga Këshilli i Evropës dhe që nga atëherë ne jemi angazhuar në një shuttle-diplomaci intesive. Lajçak ka udhëtuar rregullisht, ka qenë 10 herë në Prishtië dhe 8 herë në Beograd", tha ai. 
Ai po ashtu njoftoi se nga mesi apo fundi i marsit do të mbyllin tërësisht procesin", tha Borrell. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre  të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll