Bota

Diskutime për normalizimin e marrëdhënieve, Kosovë-Serbi, përfundon takimi Vuçiç-Escobar

Paralelisht kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti ka nisur takimin me shefin e diplomacisë së BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesin special, Miroslav Lajçak. 

27 Shkurt 2023, 16:07 Nga a.l
Diskutime për normalizimin e marrëdhënieve, Kosovë-Serbi,
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Sipas informacioneve të fundit sapo ka përfunduar takimi i Aleksandër Vuçiçit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në Bruksel. Paralelisht kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti ka nisur takimin me shefin e diplomacisë së BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesin special, Miroslav Lajçak. 

Referuar axhendës, pas përfundimit të takimit të Kurtit me zyrtarët evropianë, radhën e ka Aleksandër Vuçiç të bisedojë me ta. Ndërsa në fund Borrell do të dalë me një konferencë për mediat ku do të informojë mbi përfundimet e arritura gjatë taikmit me kreun e qeverisë së Kosovës dhe liderit serb.  Sipas planit, nëse nuk arrihet marrëveshje mes Vuçiçit dhe Kurtit, do të mbahen sërish takime dypalëshe të liderëve për përfaqësuesit evropianë.

 

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll