Bota

Takimi i përbashkët në Bruksel/ Abazi: Nëse Kurti pranon Asosacionin, do të jetë vetëvrasje politike

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Abazi shkruan se e kundërta, mospranimi i planik franko-gjerman do të ishte vetëvrasje politike e ngadaltë. 

27 Shkurt 2023, 15:10 Nga a.l
Takimi i përbashkët në Bruksel/ Abazi: Nëse Kurti pranon
Haki Abazi

KOSOVË- Deputeti Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se do të ishte vetëvrasje politike e menjëhershme nëse kryeministri, Albin Kurti pranon marrëveshje për Asociacioni, cilado qoftë ajo. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Abazi shkruan se e kundërta, mospranimi i planik franko-gjerman do të ishte vetëvrasje politike e ngadaltë. 

Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmim i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale!”,  ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë i Abazit:

Në ankthin e paguxueshmërisë dhe finales pa epilog. Pranimi i çfarëdo marrëveshje me asociacionin e cfarëdo emërtimi, do të ishte vetëvrasjee menjëhershme politike. Mos pranimi i planit Franko-Gjerman është vetvrasje politike e ngadaltë politike. Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmim i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale!

Sot (e hënë 27 shkurt), kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç, pritet të takohen në Bruksel. Temë kryesore e këtij takimi pritet të jetë propozimi i BE-së për normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në parim, pala serbe dhe pala kosovare kanë pranuar plani e BE-së. Ndërkaq, ndërkombëtarë kanë bërë thirrje ndaj Kurti dhe Vuçiçit që të tregohen konstruktivë gjatë këtij takimi. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.

haki abazi

Sondazh

Poll