Sport

Lajm i keq për Barcelonën! Lewandowski vuan nga një dhimbje e kofshës, do të mungojë kundër Real Madridit…

I dëmtuar gjatë disfatës së Barcelonës kundër Almerias të dielën (0-1), Robert Lewandowski vuan nga një dhimbje në kofshën e majtë dhe do të humbasë ‘El Clasicon’ kundër Realit të enjten në Kupën e Mbretit (21:00).

27 Shkurt 2023, 15:02 Nga DOSJA

Lajm i keq për Barcelonën! Lewandowski vuan nga një dhimbje e

SPANJE - Defektet fizike po grumbullohen te Barcelona. Pas dëmtimeve të Pedri dhe  Dembélé, katalanasit do të duhet të përballen në vijim edhe pa Robert Lewandowskin.

Sulmuesi polak ndjeu një dhembje në këmbën e majtë gjatë humbjes së ekipit të tij të dielën kundër Almerias (0-1).

Kohëzgjatja e mungesës së tij nuk është specifikuar, por e sigurtë është se numri 9 do të mungojë në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit kundër Realit të enjten (21:00).

Lajm i keq për Barcelonën! Lewandowski vuan nga një dhimbje e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll