Politike

Resuli denoncon Krifcën: Turp! Përdor asetet shtetërore për interesa indiviuale, merr shembull nga Kosova

Resuli shkruan se Krifca përdor për propagandë personale faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë.

25 Shkurt 2023, 20:42 Nga F.M
Resuli denoncon Krifcën: Turp! Përdor asetet shtetërore për
Ervin Resuli

TIRANË- Ervin Resuli, sipërmarrës dhe njëkohësisht ekspert i problemeve bujqësore e blegtorale e kryetar i Shoqatës së Mbrojtes së Konsumatorëve dhe Prodhuesve Vendorë, ka denoncuar sëish Ministren e Bujqësisë Frida Krifca. Në një postim në rrjetet sociale, Resuli shkruan se Krifca përdor për propagandë personale faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë. Ai e krahasoi ministren e bujqësisë me homologen e saj në Kosovë dhe shton se është një turp të përdorësh asetet shtetërore për interesa individuale.

Statusi:

KULT I INDIVIDIT

Kult i individit lind kur regjimi i një vendi - ose, më rrallë, një individ - përdor teknikat e masmedias, propagandës, gënjeshtrës së madhe, spektaklit, arteve, patriotizmit dhe demonstratave të organizuara nga qeveria dhe tubime për të krijuar një imazh idealizuar, heroik dhe adhurues të një udhëheqësi, shpesh përmes lajkave dhe lavdërimeve të padiskutueshme. Një kult i individit është i ngjashëm me apoteozën, përveç që përcaktohet nga teknikat moderne të inxhinierisë shoqërore, zakonisht nga shteti ose partia në shtetet njëpartiake dhe shtetet partiake dominuese. Shpesh është parë në vendet totalitare ose autoritare... Nuk ka turp me te madh se te perdoresh asetet shtetrore per interesa individuale. Nuk ka turp me te madhe se faqa zyrtare e ministrise ku fermeret informohen te sherbeje si propagande per Ministren e radhes, shembulli pozitiv vjen nga KOSOVA , ku principet e Ministrise jan me larte nga ato te Ministres ze radhes!

frida krifca ervin resuli

Sondazh

Poll