Politike

Alibeaj prezanton kandidatin e radhës, në Sarandë zgjedh Skënder Muçon

Në takim ishte i pranishëm dhe deputeti Arbër Agalliu.

25 Shkurt 2023, 22:23 Nga F.M
Alibeaj prezanton kandidatin e radhës, në Sarandë zgjedh
Skënder Muço dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka prezantuar kandidatin e grupit të tij për zgjedhjet lokale. Këtë herë, Alibeaj është ndaluar në Sarandë ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie në Sarandë, Skënder Muço. Në takim ishte i pranishëm dhe deputeti Arbër Agalliu.

“Asnjë kandidat tjetër nuk përfaqëson selinë blu. Epoka Berisha dhe as korrupsioni Rama nuk e ndalin dot fitoren e kandidatëve të pastër që vijnë nga Partia Demokratike dhe qytetarët. PD është vetëm një dhe kandidati i PD është vetëm një. Strukturat e PD në qendër kanë vendosur që në zgjedhjet lokale PD të përfaqësohet me kandidatët e saj në këshill dhe për kryetar bashkie. Në PD një e djathtë do të duhet të ketë aftësinë për të kuptuar që koha është e tille që duhet ti lërë vitrinën politike brezave të rinj, që e djathta i ka me shumicë,”- Alibeaj.

Lista e kandidatëve të Alibeajt të deritanishëm:

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Dimal- Dritan Sula

Dibër – Naim Gazidede

Patos- Pranvera Rizai

Vaut i Dejës- Klomentina Drini

Kurbin- Genc Doçi

Nga ana tjetër, vetë kryedemokrati Berisha ka shpalosur listën e tij të kandidatëve dhe është i bindur që më 14 maj futet në garë me logon e Partisë Demokratike. Kandidatët e Berishës dolën nga procesi i Primareve. Berisha ka bërë shumë herë thirrje që Gjykata të marrë vendimin përfundimtar për vulën e PD-së, ose që KQZ-ja të njohë vendimin e Agron Zhukrit që ia kaloi zyrtarisht PD-në Berishës.

skender muco zgjedhjet lokale 14 maj 2023 enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll