Politike

Meta krahason Kukësin me Ferizajn: Vendi ynë braktiset nga njerëzit sepse vidhet, drejtohet nga një bandë

Sipas Metës, kjo gjë i detyron shqiptarët të braktisin vendin.

25 Shkurt 2023, 21:23 Nga F.M
Meta krahason Kukësin me Ferizajn: Vendi ynë braktiset nga
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka krahasuar Kukësin me Prizrenin. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se në Kukës ka më shumë varfëri, papunësi dhe çmime më të larta, krahasuar me Ferizajn e Kosovës. Ai shton se kjo gjë ndodh pasi vendi ynë qeveriset nga një bandë që vjedh. Sipas Metës, kjo gjë i detyron shqiptarët të braktisin vendin.

Postimi i plotë:

Për të provuar përgjegjshmërinë dhe përkujdesjen e një Qeverie ndaj qytetarëve të saj, mjafton të krahasosh situatën ekonomike, çmimet e shportës dhe të karburanteve midis dy qyteteve fqinj si Kukësi dhe Prizreni. Në Kukës ka më shumë varfëri, më shumë papunësi dhe çmime më të larta, sepse në Shqipëri qeveris një bandë, që vjedh, varfëron dhe i detyron shqiptarët të largohen.

ilir meta

Sondazh

Poll