Bota

Habit Presidenti i Meksikës, publikon foton e frikshme: Është shpirti majan në pyll

Sipas besimit tradicional të Majave, aluksët janë krijesa të vogla, djallëzore që banojnë në pyje dhe fusha dhe janë të prirur për të mashtruar njerëzit, duke u fshehur gjërat.

27 Shkurt 2023, 08:36 Nga F.M
Habit Presidenti i Meksikës, publikon foton e frikshme: Është
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador dhe fotoja e publikuar prej tij

MEKSIKË- Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador ka publikuar një foto përmes të cilës pretendon se ka dëshmuar ekzistencën e prezencës së botës së përtejme. Bëhet fjalë për fytyrën e një gruaje mbi një pemë, foto që ishte shkrepur në në një pyll. Imazhe të tilla njihen si ‘shpirtrat majanë’ në zonë dhe besohet se janë paraardhësit e fiseve të qytetërimit të lashtë, Maja.

"Unë ndaj dy foto të mbikëqyrjes sonë të punimeve të Trenit Mayan. Një, e marrë nga një inxhinier tre ditë më parë, me sa duket nga një aluks (shpirt majan); tjetra, nga Diego Prieto e një skulpture të shkëlqyer para-hispanike në Ek Balam. Gjithçka është mistike,”- shkruan Presidenti në postim.

Por komentuesit s’e kanë pritur mirë.

Një përdorues komentoi: "Mendova se ishte një parodi, por është llogaria e presidentit."

Një i dytë tha: "Aluksët janë po aq 'realë' sa 'arritjet' tuaja".

Udhëheqësi meksikan ka shprehur nderim për kulturat dhe besimet indigjene që kur erdhi në pushtet në vitin 2018.

Sipas besimit tradicional të Majave, aluksët janë krijesa të vogla, djallëzore që banojnë në pyje dhe fusha dhe janë të prirur për të mashtruar njerëzit, duke u fshehur gjërat.

Disa njerëz lënë ëmbëlsira apo gjëra të vogla në pyje, për t'i qetësuar.

Qytetërimi i lashtë Maja arriti kulmin e tij nga viti 300 deri në vitin 900 pas Krishtit në Gadishullin Jukatan dhe në pjesët fqinje të Amerikës Qendrore. Pasardhësit e tyre vazhdojnë të jetojnë në gadishull. Shumë prej tyre vazhdojnë të flasin gjuhën Maja dhe veshin veshje tradicionale, duke ruajtur gjithashtu ushqimet tradicionale, të korrat, fenë dhe praktikat e mjekësisë, pavarësisht pushtimit të rajonit nga spanjollët midis 1527 dhe 1546.

andres manuel lopez obrador

Sondazh

Poll