Aktualitet

Dy zjarre të njëpasnjëshme në Berat, dyshohet se kanë qenë të qëllimshme

Zjarri i parë është regjistruar në pyllin me pisha në fshatin Galinë, e vetëm pak minuta më pas në zonën e kallamishteve në fshatin Moravë. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikësish që kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve.

26 Shkurt 2023, 22:35 Nga k.m.
Dy zjarre të njëpasnjëshme në Berat, dyshohet se kanë
Zjarr në Berat

BERAT- Dy zjarre të njëpasnjëshme kanë rënë mbrëmjen e sotme në Berat. Zjarri i parë është regjistruar në pyllin me pisha në fshatin Galinë, e vetëm pak minuta më pas në zonën e kallamishteve në fshatin Moravë. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikësish që kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa sipas Repartit të Shpëtimit nga Zjarri Berat, nuk janë regjistruar dëme. Kjo pasi në fshatin Moravë u dogj një sipërfaqe prej 100 metër me kallamishte e ferra. Ndërsa në fshatin Galinë është djegur 50 metër pyll.

Deri më tani, dyshohet se të dyja rastet zjarret kanë qenë të qëllimshme dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

zjarr ne berat

Sondazh

Poll