Bota

Tragjedia në Crotone; ka të paktën 59 të vdekur. Mes viktimave 2 binjakë dhe një foshnjë vetëm disa muajshe

Nga forcat e detit, 81 persona u shpëtuan: 22 prej tyre janë në spital, por njëri prej tyre është në gjendje të rëndë

26 Shkurt 2023, 17:10 Nga k.m.
Tragjedia në Crotone; ka të paktën 59 të vdekur. Mes
Pamje nga tragjedia

ITALI- 59 trupa janë nxjerrë deri më tani pas fundosjes së një varke të ngarkuar me emigrantë në brigjet e Crotones në Itali, ku nuk mungojnë as fëmijët. Sipas mediave italiane, mes trupave të gjetur janë: 26 janë burra, 21 gra dhe 12 të mitur. Dy binjakë të vegjël janë gjetur të pajetë në det dhe një djalë tjetër i vogël, 1-vjeçar në plazh.

Deri më tani dihet se 46 trupa janë gjetur në det, ndërsa të tjerët ishin në breg. Nga forcat e detit, 81 persona u shpëtuan: 22 prej tyre janë në spital, por njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ndërkohë që 59 të tjerët janë në vend të kësaj në qendrën lokale të pritjes për azilkërkuesit.

Megjithatë, pretendohet se numri i viktimave mund të rritet më tej, ndoshta përtej 100.

mbyten emigrantet ne itali

Sondazh

Poll