26 Shkurt 2023, 16:46
Nga k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Udhëheqësi i reformës 'Brexit' në Mbretërinë e Bashkuar, Richard Tice, bëri thirrje që kriza e emigrantëve të hiqet nga duart e Ministrisë së Brendshme dhe të vendoset nën kontrollin e një 'Departamenti të ri të Emigracionit'. Richard Tice, ka goditur atë që ai e ka cilësuar "paaftësinë e plotë" të Ministrisë së Brendshme, Suella Braverman pasi u zbulua se Mbretëria e Bashkuar ka një numër rekord të azilkërkuesve.
Përveç kritikës së Zyrës së Brendshme, udhëheqësi i Reformës në Mbretërinë e Bashkuar përsëriti thirrjen e tij për ngritjen e një departamenti të ri për t'u marrë me krizën dhe iu referua trazirave të fundit jashtë një hoteli në Knowsley, Merseyside, ku strehoheshin azilkërkuesit.
Ai tha për Express.co.uk: Paaftësia e plotë në Ministrinë e Brendshme ka çuar në këtë situatë të tmerrshme, ku furia e komuniteteve të shqetësuara po përkthehet në protesta në rrugët tona.
Kjo vjen pasi doli se kombësia më e zakonshme e azilkërkuesve në numrin e mbetur është shqiptare. Në vitin 2022, ishin 14.223 aplikime të bëra nga shtetas shqiptarë, afro 10.000 prej të cilave ishin bërë nga persona që kishin kaluar kanalin anglez me anije. Nga ata 14,000 azilkërkues shqiptarë, gati 12,000 ishin meshkuj të rritur, kjo referuar shifrave të Home Office.
Pas shqiptarëve, afganët ishin kombësia e dytë që kishte kërkuar më shumë azil. Në vitin 2022, pak më shumë se 10,000 afganë aplikuan për azil në Mbretërinë e Bashkuar, gjashtë herë më i lartë se niveli i vitit 2019 prej 1,573.
Kjo ka të ngjarë për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Afganistan.
shqiptaret ne angli
Bota
26 Shkurt 2023, 16:30
k.m.
Pamje nga bunkeri
KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka dhënë një pasqyrë në dhomat e tij të luftës top-sekre...
Bota
26 Shkurt 2023, 16:27
a.l
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan ka paralajm...
Bota
26 Shkurt 2023, 16:16
k.m.
Pamje nga Italia
ITALI- Dalin pamjet nga vendi ku deti ka nxjerrë në bregun e Crotones gjithë sendet që emigrantët kishin marr&eum...
Bota
26 Shkurt 2023, 16:15
a.l
Sergio Mattarella
ITALI- Presidenti italian Sergio Mattarella i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të marrë përgjegjësin...
Bota
26 Shkurt 2023, 15:58
k.m.
Foto ilustruese
"Ne jemi të detyruar të bëjmë seks me to për t'i lënë shtatzanë. Mund të na nxjerrë...
Bota
26 Shkurt 2023, 16:06
a.l
Papa Françesko
ITALI- Papa Françesku ka reaguar për ngjarjen tragjike në bregun italian ku deri më tani janë nxjerr&...
Bota
26 Shkurt 2023, 15:57
a.l
Ursula Von Der Leyen
ITALI- Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar lidhur me tragjedinë në brigjet e kalabrisë...
Bota
26 Shkurt 2023, 15:44
a.l
Kissing Device
KINË- Një pajisje e re do t'i lejojë çiftet të jenë në intimitet me njëri-tjetrin pa qe...
Bota
26 Shkurt 2023, 15:33
a.l
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Dy ditë pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vu&...
Bota
26 Shkurt 2023, 15:24
a.l
Ana Brnabiç
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç deklaroi se është e sigurt se e nesërmja nuk do të jet&...