Bota

Biçikleta mbërriti në breg, vogëlushi jo! FOTO- Ç'nxorri deti në breg tragjedia e varkës në Itali

Në breg kishte rrobat e tyre që kishin me vete, por edhe një biçikletë, që me shumë gjasa i përkiste një prej fëmijëve që ishte në bordin e vargës me familjen e tij.

26 Shkurt 2023, 16:16 Nga k.m.
Biçikleta mbërriti në breg, vogëlushi jo! FOTO-
Pamje nga Italia

ITALI- Dalin pamjet nga vendi ku deti ka nxjerrë në bregun e Crotones gjithë sendet që emigrantët kishin marrë me vete në varkën që u solli vdekjen. Siç duket nga pamjet e mëposhtme të publikuara nga mediat italiane, disa trupa u gjetën në plazhin e Steccato, ndërsa të tjerë u nxorën nga deti. Në breg kishte rrobat e tyre që kishin me vete, por edhe një biçikletë, që me shumë gjasa i përkiste një prej fëmijëve që ishte në bordin e vargës me familjen e tij.

Deri më tani parashikohet se numri i viktimave mund të shkojë në mbi 100, pro deri më tani janë gjetur 45 trupa. Varka e thyer në dysh nga dallgët dhe deti i trazuar u nis 4 ditë më parë nga Izmiri i Turqisë. Anija u pa për herë të parë të shtunën në mbrëmje nga një avion i Frontex në patrullë rreth 40 milje larg bregut të Kalabrisë. Menjëherë u njoftuan ekipet e shpëtimit dhe një patrullë, por nuk ndërhynë dot për shkak të motit të keq. 

mbyten emigrantet ne itali

Sondazh

Poll