Aktualitet

FOTO/ Banorët e Bërxullës ulen në autostradë, bllokojnë rrugën për në Rinas

Duke u ulur në autostradë ata kanë kërkuar zgjidhjen e problemit të tyre mbi projektin Thumanë-Kashar. 

26 Shkurt 2023, 11:40 Nga I.A
FOTO/ Banorët e Bërxullës ulen në autostradë,
Banoret e Berxulles

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë bllokuar rrugën që të çon drejt Rinasit ditën e sotme. Duke u ulur në autostradë ata kanë kërkuar zgjidhjen e problemit të tyre mbi projektin Thumanë-Kashar. 

Po ashtu ata kanë paralajmëruar se nëse nuk marrin zgjidhje mbi këtë situatë do të shkojnë deri në ekstremitet. 

“Nuk e lëshojmë tokën deri në vdekje. Po na vjedh shteti. Duam në rrugë gjyqësore vlerën sipas tregut”, shprehen disa prej tyre.

 

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll